Mbi 18 mijë raste aktive me COVID, shtohen shtrimet në spitale, Tirana qarku më i prekur, Dibra më i “pastër”

schedule08:04 - 1 Shkurt, 2022

schedule 08:04 - 1 Shkurt, 2022

Rritja e rasteve me COVID në vendin tonë ka sjell shtim të shtrimeve në spitale.

Në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se aktualisht po marrin trajtim spitalor 130 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar.

Në vend janë sot 18 757 raste aktive me COVID. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 522 raste të reja, 4 humbje jete dhe 2 259 të shëruar.

Prej fillimit të pandemisë në vendin tonë kanë ndërruar jetë për shkak të COVID 3 346 qytetarë ndërsa janë shëruar 236 440 të tjerë nga 258 543 që janë konfirmuar pozitiv me këtë virus.

Qarku me më shumë raste aktive në vend është Tirana,  8 349 të infektuar, ndjekur nga Shkodra, Fieri, Vlora dhe Elbasani. Ndërsa qarku me më pak raste është Dibra, 156 të infektuar aktivë në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             8,349
Shkodër         1,666
Fier                 1,660
Vlorë              1,322
Elbasan          1,178
Gjirokastër      968
Durrës             850
Berat                 842
Korçë               749
Lezhë                718
Kukës                 299
Dibër                  156

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!