Mbi 170 mijë persona në mbarë botën me koronavirus, në Evropë situata më e rënduar në Itali

schedule10:19 - 16 Mars, 2020

schedule 10:19 - 16 Mars, 2020

Koronavirusi është kthyer në një ankth për të gjithë botën, duke shënuar deri më tani më shumë se 6.400 viktima, derisa mbi 170 mijë tjerë janë infektuar. Virusi është shtrirë në të gjithë kontinentet përveç Antarktikut, duke bërë që shumë shtete si masë parandaluese kanë mbyllur kufijtë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në SHBA deri më tani janë infektuar 3.482 persona, derisa 65 tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi. Ndërkohë duket se koronavirusi këtë herë ka “pushtuar”, Evropën që duket se është dhe kontinenti që ditët e fundit po paraqet gjendjen më të rënduar.

Itali është vendi që deri më tani gjendja paraqitet alarmante pasi vetëm të dielën kanë humbur jetën 368 persona, që po cilësohet si numri më i madh i rasteve kurse në total e kanë pësuar me jetë 1.809 persona.

Kujtojmë që prej shpërthimit të pandemisë, në Itali janë infektuar 24.747 persona, duke u ndjekur nga Spanja dhe Franca, ku janë infektuar 7.753 persona dhe në Spanjë 5.423. Në Kinë gjatë të dielës janë konfirmuar 16 raste të reja, derisa një ditë më parë ishin raportuar 20.

Ndërkohë numri total i të infektuarve në këtë vend deri më tani ka shkuar në 80.860, derisa janë shëruar 67.749 pacientë./abcnews.al