Mbi 140 mijë raste me Covid në 24 orë në Gjermani

schedule08:25 - 21 Janar, 2022

schedule 08:25 - 21 Janar, 2022

Gjermania ka raportuar 140,160 raste të reja në 24 orë, duke shënuar një tjetër rekord. Kjo është dita e tretë radhazi që vendi europian ka shënuar rekord viktimash duke regjistuar 170 viktima, sipas shifrave nga Instituti Robert Koch (RKI).

Incidenca mbarëkombëtare e raportuar nga RKI ka tejkaluar pragun e 600 raste për 638.8 banorë. Gjermania u është bashkuar vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat kanë regjistruar mbi 100 mijë raste në 24 orë. Omicron tani përbën më shumë se 70% të rasteve të reja.

Vendi gjithashtu ka forcuar kufizimet në aksesin në restorante, bare dhe kafene. Gjermania është zotuar të përshpejtojë fushatën e vaksnimit ndërsa parlamenti pritet të bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid.

/abcnews.al