Mbi 14 mijë raste në Turqi, numri më i lartë i të infektuarve që nga maji

schedule21:50 - 25 Korrik, 2021

schedule 21:50 - 25 Korrik, 2021

Turqia ka raportuar 14,230 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga maji. Vendi arriti kulmin e rasteve në muajin maj dhe prill duke shënuar më shumë se 60,000 të infektuar.

Numri i rasteve pësoi rënie në korrik, me vetëm  4,418 të infektuar në 4 korrik pas një bllokimi që përfundoi në mes të majit.

Shumica e kufizimeve u lehtësuan gjatë këtij muaji./abcnews.al