Këtë të premte janë realizuar më shumë se 13 mijë vaksinime.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se nga nisja e procesit janë kryer 1, 123, 253 vaksinime.
Gjithashtu Manastirliu i bën apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen.
“Nëse jeni mbi 18-vjeç shfrytëzoni fundjavën për tu vaksinuar duke filluar nga mëngjesi deri në orën 20:00 në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqendruara kudo në vend”, ka thënë Manastirliu.
/abcnews.al/