Anglia ka regjistruar 117,093 raste në 24 orë, një tjetër rekord të infektuarish. Numri i të infektuarve është rritur me 38% gjatë një jave. Ndërkohë, 215,703 persona në Angli dhe Irlandën e Veriut kanë marrë dozën e tretë kundër koronavirusit, 18,965 kanë marrë dozën e dytë, ndërsa 16,357 kanë marrë dozën e parë.
Pavarësisht rritjes së shtrimeve në spital, qeveria njoftoi se nuk do të ndërmerrte kufizime të reja. Megjithatë, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se njerëzit duhet të “tregohen të kujdesshëm” gjatë festimeve të Vitit të Ri.
Një nga kufizimet e mundshme që po shqyrtohet do të ishte rikthimi i “rregullit të gjashtë”, i cili do të kufizonte tubimet në gjashtë persona ose dy familje.
/abcnews.al