Turizmi mbetet një ndër sektorët kryesore të rritjes së ekonomisë në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT në periudhën janar-shkurt vendi priti mbi 1 milion shtetetas të huaj e cila vlerësohet një shifër e qëndrueshme edhe pse nuk është periudhë me peshë për turizmin në vend.
Fillimi i vitit përfshin kryesisht grupet e organizuara që kanë interes për ture kulturore, por edhe individët që bëjnë rezervime të momentit të fundit falë linjave me kosto të ulët.
Shtetasit e huaj që kanë vizituar Shqipërinë vijnë kryesisht nga evropa jugore ku kryesojnë Italianët por edhe vizitorët nga vendet e rajonit. Europa mban peshën kryesore të turistëve, me rreth 495 mijë hyrje, ndërsa brenda saj spikat Europa Jugore, që zë peshën dërrmuese me mbi 421 mijë vizitorë.
Ndërkohë nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfimohet se gjatë vitit të kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 5.1 miliardë euro në total nga turizmi një shifër kjo që rezulton se ëshët më e larta e regjistruar në 5 vitet e fundit.
Në raport theksohet se shërbimet e udhëtimit u zgjeruan duke arritur në rreth 569 milionë euro, nga 523 milionë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të ardhurat nga këto shërbime u rritën me 15%, ndërsa shpenzimet e udhëtarëve rezidentë jashtë vendit u zgjeruan me 21%.
Këto zhvillime reflektojnë kryesisht rritjen e numrit të udhëtarëve, të shoqëruar me një rritje të shpenzimit mesatar për udhëtar, ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e qëndrimit ka mbetur relativisht e qëndrueshme krahasuar me një vit më parë./abcnews.al


