Mbi 1 milion të zhvendosur në Gaza, Kina thirrje OKB-së të mbajë një samit për Lindjen e Mesme

schedule14:07 - 22 Tetor, 2023

schedule 14:07 - 22 Tetor, 2023

Deri më tani, një milion e gjysmë banorë të Rripit të Gazës kanë lënë shtëpitë e tyre për shkak të përshkallëzimit të konfliktit palestinezo-izraelit, njoftoi sot shërbimi për shtyp i qeverisë palestineze të kontrolluar nga Hamasi.

Në njoftim thuhet se kjo është 70% e popullsisë së Rripit të Gazës dhe se ata jetojnë në streha. Përfaqësuesi i Palestinës në OKB Riyad Mansour tha në një takim të Këshillit të Sigurimit në fillim të kësaj jave se një milion njerëz janë zhvendosur brenda në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës palestineze, numri i të vdekurve që nga fillimi i konfliktit ka shkuar në 4,651, dhe më shumë se 14,200 njerëz janë plagosur.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për Lindjen e Mesme, Jai Yun, u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të mbajnë një konferencë paqeje për të zgjidhur konfliktin palestinezo-izraelit.

Diplomati kinez vuri në dukje se përshkallëzimi i konfliktit është dëshmi se injorimi i çështjes palestineze është i papranueshëm.

Ai vlerësoi se rrugëdalja nga rrethi vicioz i konfliktit palestinezo-izraelit mund të jetë kthimi në planin “Dy shtete për dy popuj” dhe krijimi i një shteti të pavarur palestinez.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!