Rusia ka shënuar 1,002 viktima në 24 orë, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 ka shkuar në 222,315. Rusia regjistroi 33.208 raste në 24 orë duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,958,384.
Rreth 47.3 milion persona janë vaksinuar plotësisht kundër Covid, përkatësisht 32.8% e popullsisë./abcnews.al