Mbi 1 mijë viktima në 24 orë në Rusi, numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë

schedule15:54 - 19 Tetor, 2021

schedule 15:54 - 19 Tetor, 2021

Rusia ka raportuar 1, 015 viktima në 24 orë,  numri më i lartë i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Vendi regjistroi gjithashtu 33, 740 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 8,060,752.

Shkaku i rritjes së rasteve dhe viktimave është për shkak të valës së katërt që ka përfshirë vendin. Shumica e qytetarëve gjithashtu janë skeptikë ndaj vaksinave, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe fushatën e vaksinimit.

Rreth 47.3 milion persona janë vaksinuar plotësisht në Rusi, përkatësisht 32.8% e popullsisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!