Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Mbi 1 mijë raste të reja dhe 72 të vdekur nga koronavirusi në Greqi

schedule16:48 - 1 Maj, 2021

schedule 16:48 - 1 Maj, 2021

Autoritetet shëndetësore në Greqi  kanë raportuar sot 1,391 raste të reja me koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar  346,422. Nga infeksionet e reja 1,009 janë zbuluar në Atikë dhe 314 në Selanik.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 72 persona si pasojë e virusit, duke e çuar në 10,453 numrin e viktimave në total.

Sipas të dhënave, numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 811 (62.0% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 84.1% kanë sëmundje shoqëruese.  Së fundmi 419  pacientë janë shtruar në spitalet e vendit. g.v/abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!