Mbi 1 mijë raste me Covid dhe 33 viktima në Greqi

schedule17:02 - 19 Shtator, 2021

schedule 17:02 - 19 Shtator, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj në Greqi kanë humbur jetën nga covid 33 persona  dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 1 305 raste të reja nga 153 908 testime.

Ndërkaq në orët e fundit në spital janë shtruar 192 qytetarë dhe vijojnë të jenë në intubim 348 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve është 630,784 (ndryshim ditor + 0.2%), nga të cilët 51.0% janë meshkuj.

Ndërkohë numri i viktimave nga Covid në Greqi ka shkuar në 14,466 vdekje./abcnews.al