Në 24 orët e fundit Greqia ka shënuar 60 humbje jete nga koronavirusi, ndërsa numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 11, 089 humbje jete.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar 1,904 raste të reja, ndërsa 732 pacientë ndodhen në intubuar.
Numri i përgjithshëm i personave të prekur nga koronavirusi ka arritur në 363, 904 persona, prej të cilëve 51,2% janë burra.
Sakaq 2, 199 pacientë janë shëruar që nga fillimi i pandemisë Covid.
/abcnews.al/