Mbetjet në Durrës, nis pjesërisht pastrimi në disa lagje

schedule11:41 - 29 Qershor, 2021

schedule 11:41 - 29 Qershor, 2021

Ka nisur pastrimi i mbeturinave në disa lagje të Durrësit. Por pjesa më e madhe e qytetit vijon të mbetet në pushtetin e plehrave.

Gazetari i “ABC” Leonidha Musaj bëri me dije se gjatë natës është bërë pastrimi në disa zona, ndonëse kjo nuk ka mjaftuar pasi duhet një organizim shumë më i madh.

Lexo edhe: Plehrat mbushin Durrësin, Sako: Do të dërgohen në Sharrë

Ndërkohë prej ditësh qyteti bregdetar vazhdon të jetë i mbushur nga plehrat. Banorët janë shprehur të shqetësuar për situatën, pasi edhe me rritjen e temperaturave shtohet më shumë rreziku i përhapjes së infeksioneve.

Gjithashtu më nisjen e sezonin turistik panorama e plehrave dëmton edhe turizmin.

Kujtojmë se për shkak të mungesës së një marrëveshje mes Bashkisë së Durrësit, Ministrisë së Financave dhe Landfilld-it të Sharrës, qyteti bregdetar është mbytur nga plehrat.

Landfilli i Sharrës lejoi për rreth dy javë depozitimin e mbeturinave të Durrësit dhe Shijakut. Por të premten mbylli sërish dyert, pasi Bashkia dhe Ministria e Financës nuk kanë hartuar ende një marrëveshje financiare për përpunimin e mbeturinave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!