Mbetjet mortore u gjeten në veri, rivarroset ushtari i zhdukur i UÇK-së

schedule21:26 - 26 Qershor, 2021

schedule 21:26 - 26 Qershor, 2021

Më në fund ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Maksuti do të pushojë në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec.

Ai ishte vrarë dhe tërhequr nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, derisa mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në Veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e familjes Maksuti thuhet se Remzi (Bejtullah) Maksuti i lindur më 13.08.1974, ishte vrarë në betejën e 28 majit 1999 në Lubavec dhe terhequr nga forcat serbe.

“Kishte rezultuar i zhdukur, mbetjet mortore janë gjetur në varrezat e muslimanëve në veri të Mitrovicës dhe jane idetifikuar, rivarrimi do të bëhet të hënën, më 28.06.2021 në ora 15:00, në varrezat e dëshmorëve në fshatin Lubavec”, thuhet në njoftimin e familjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!