Mbetet në fuqi dënimi për Skënderbeun

schedule22:34 - 4 Maj, 2018

schedule 22:34 - 4 Maj, 2018

Komisioni i Apelit të UEFA-s la në fuqi vendimin e dhënë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s për përjashtimin e Skënderbeut me 10 vite nga veprimtaritë europiane dhe me 1 milion euro gjobë, për shkak të dyshimeve per trukime ndeshjesh. Dëshmitë që dhanë më parë futbollistet Shkëmbi, Latifi, Berisha, Nimaga dhe Lilaj nuk ndikuan në ndryshimin e vendimit të Apelit të UEFA-s, që la në fuqi dënimin e rëndë ndaj klubit korçar.

Klubi i Skënderbeut reagoi menjëherë, duke shprehur mosdakordësinë për vendimin e Apelit të UEFA-s dhe e cilësoi si paragjykues. Klubi korçar deklaroi se brenda afateve ligjore, do të paraqesë ankim në Gjykaten e Arbitrazhit Sportiv, e njohur ndryshe si KAS, ku do të parashtrohen të gjitha faktet dhe provat për rrëzimin e dënimit të rëndë që ka dhënë UEFA. Klubi i Skënderbeut deklaroi se është i sigurt në pafajesinë e plotë të cilido lojtari apo zyrtari të klubit dhe do të ndjekë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për mbrojtjen e integritetit dhe arritjeve historike. Tani fati i kampionëve të Shqipërisë do vendoset përfundimisht nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!