Mbeten të vdekur 65 njerëz, Gjykata dënon me burg përgjegjësit

schedule20:27 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 20:27 - 16 Dhjetor, 2019

Gjykata Komunale e Bukureshtit ka dënuar tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal. Kujtojmë që klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarrë.

Si pasojë mbeten të vdekur 65 njerëz. Incidenti i vitit 2015 shkaktoi më pas revoltimin e qytetarëve të cilët u organizuan në protesta masive.

Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre. Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet. Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kishin deklaruar vetëm pak ditë para zjarrit se klubi është i sigurt, u dënuan nga Gjykata./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!