Dy turiste nga Gjermania mbetën të bllokuara në zonën e quajtur “Gropat e Bufit” në Vuno. Policia e Himarës , në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse i kanë ardhur në ndihmë turisteve, pas thirrjeve për ndihmë.
Pas 4 orësh, në kushte të vështira atmosferike, arritën të lokalizojnë turistet dhe menjëherë ju ofruan ndihmën e nevojshme.
Pas gjetjes, të dyja turistet gjermane ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe shprehën mirënjohjen e tyre për shërbimet që reaguan menjëherë dhe ju ofruan ndihmën e nevojshme.
/abcnews.al/