‘Mbete maleve’, alpet shqiptare mahnisin në festival. Triumfuesit: Nuk e prisnim

schedule18:29 - 14 Tetor, 2021

schedule 18:29 - 14 Tetor, 2021

Edicioni i katërt i “Tirana Photo Festival” na prezantoj këtë vit me shkrepje nga fotografë shqiptarë dhe të huaj, profesionst dhe amatorë, me tematikën “Vendi im, Shqiperia”. Eva Kushova, organizatorja e kompeticionit, ishte e ftuar së bashku me dy fituesit e vendit të parë dhe të dytë, Najada Dafa dhe Gerti Kadillari, në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi.

Këtë vit, synimi i eventit ishte promovimi i natyrës shqiptareve, mes maleve dhe fushave nga veriu në jug. Por përse u zgjodh kjo tematikë?

“Sivjet ‘Vendi im’ për t’i dhënë pak peshë këtyre eksploratorëve të rinj që kanë eksploruan në male dhe zona që nuk shkelin dot të gjithë. Pandemia u dha një mundësi të gjithëve që të vizitojnë më shumë Shqipërinë. Pjesa më e mirë e pandemisë kjo ishte, sepse ngelëm brenda.” , shprehu Kushova.

Në këtë intervistë u njohëm me Najadën dhe Gertin, të cilët nën petkun e fotografit dhe udhëtarit, na  treguan mbi historitë pas dy fotove fituese:

“Jam unë vajza në foto. Ka qenë e qëllimshme një udhëtim të shtegu i ngjyrave, në Kukës. Ka qenë një udhëtim enkas për promovimin e shtegut të ngjyrave. Këtë foto e kam ruajtur për Tirana Photo Festival.” , tha Najada.

Momentet gazmore janë gjithmonë të pranishme në studio, ku Ermal Peçi vuri në lojë Najadën duke e pyetur Najadën nëse e meriton Gerti vendin e parë. Ajo tha se nëse nuk e kishte marrë ai do ishte mërzitur dhe se ata janë ‘miq malesh’, duke nënkuptuar se janë njohur në ekspeditat e tyre.

Këta të rinj kryefjalën e fundjavave të tyre kanë udhëtimin, duke u kthyer kështu edhe në shembull për rininë shqiptare.

“Ajo që dëgjoj shpesh nga familjarët e mi është ‘Kur do na takosh o goc? Ngele maleve, kur do vish të na takosh?’ por ne e kemi më mirë të lejmë diçka mangët vetes, diçka që konsiderohet si luks sesa të lesh një udhëtim në fundjavë në mal. Emcioni që ndjen është i pakrahasueshëm.” , shprehu Najada./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!