Pesë të arrestuarit për grabitjen e 13 milionë lekëve në Postën e Krujës u lanë në burg. Gjykata vendosi arrest me burg për Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), kurse roja Besnik Parruca, i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre u la i lirë.
Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përtuar edhe nga ikja e dritave në Krujë arritën të grabisnin postën.
Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, një pistoletë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro. /abcnews.al

