Mbështetje financiare për fermerët

schedule13:49 - 12 Nëntor, 2017

schedule 13:49 - 12 Nëntor, 2017

Qeveria do të mbështesë bujqësinë dhe zhvillimin rural me rreth 2.6 miliardë lekë vitin që vjen. Por që fermerët të përfitojnë nga këto fonde ministri i Financave dhe ai i Bujqësisë i kërkuan të formalizohen.

Fermerëve në Dibër, ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i sugjeroi të pajisen me NIPT, si një instrument që jo vetëm i formalizon, por i garanton dhe rimbursim.
“Dua të ndaj me ju që, po shkon rimbursimi i fermerëve në 20 milionë dollarë. E dini sa ka qenë përpara disa viteve? 2 milionë dollarë. Eshtë rritur 10 herë rimbursimi! Pra, është një instrument favorizimi shumë i madh. Nëse ju vini me NIPT-in, qeveria ka mundësi t’ju japë 20% mbrapsht. Ne i rimbursojmë me vendim qeverie 20% eksportuesit brenda 30 ditëve dhe prodhuesit siç jeni ju brenda 60 ditëve”.

Mbështetja financiare për bujqësinë vitin që vjen, sipas ministrit te linjës Niko Peleshi nuk do të vijë vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga fondet e Bashkimit Europian.
“Vitin që vjen, ne do të kemi një fond fal bujarisë edhe të Ministrit të Financave, që është më i madhi që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, 2.6 miliardë lekë. Nëqoftëse do t’ia dalim me sukses, mund të hapim brenda këtij viti, edhe IPARD-in. IPARD është një program mbështetjeje i Bashkimit Europian në mbështetje me qeverinë shqiptare që është 93 milionë euro. Pra, viti 2018 do të jetë viti i parë ku ne do të kemi, jam i sigurt, më shumë para se sa sektori dhe sektorët kanë mundësi të thithin”
Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, zyra e shtypit e të cilit shpërndau dhe filmimet për mediat së bashku me atë të Bujqësisë Niko Peleshi, i bënë këto deklarata gjatë një bashkëbisedimi me sipërmarrësit për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2018./abcnews.al

 

https://youtu.be/5pGTotARtIA

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!