“Mbështetje Diasporës në njohjen e pensioneve”/ Rama: Jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera

schedule09:57 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 09:57 - 19 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca ka mbështetur Diasporën për njohjen e pensioneve në shtetet ku shqiptarët jetojnë dhe punojnë.

Në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, Rama se po negociohen 8 marrëveshje të tjera.

“Kur ne e kemi marrë detyrën, ishte e paimagjinueshme. Mbështetja që i kemi dhënë diasporës në njohjen e pensoineve. Shqipëria kishte vetëm një marrëveshje pensionesh, nuk më kujtohet ai vend. Sot, ne kemi një numër të madh marrëveshjesh dhe jemi duke negociuar 8 marrëveshje të tjera. Kemi negociuar marrëveshjen me Italinë, që ishte më e vështira. Kemi edhe marrëveshjen tjetër, me Greqinë, që është edhe më e vështirë se ajo me Italinë. Po negociojmë marrëveshje me të gjitha vendet ku ka shqiptarë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!