“Mbështetja ndaj administratës, kyçe”/ Kryeministri Rama: Rritje e pagës mesatare, reformë e re për pensionet

schedule11:58 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 11:58 - 30 Dhjetor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se mbështetja ndaj administratës është kyçe. Në konferencën e fundvitit, Rama u shpreh se është rritur paga mesatare në 968 euro.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë shtoi se do të ketë një reformë të re në lidhje me pensionet.

“Në 4 nga 5 fushat e vlerësimit të administratës publike, Shqipëria është në vendin e parë rajon., Jemi mbi vendet që duan të negociojnë me Bashkimin Evropian. Si për çudi, jemi në vendin e parë, por me diferencë për prokurimet publike në rajon. Shqipëria ka 80 pikë nga 100 të mundshme. Ndërkohë që vendi i dytë, është 71 pikë, të tjerët në 70 pikë. Për këtë arsye, mbështetja e vazhdueshme e adminsitratës, është kyçe. Rrritjet e gave në të gjithë sistemin, ka paga mesatare, 968 euro. Duke ardhur te ekonomia në tërësi, jemi në kushtet kur për shkak të rritjes, kemi vendosur një volum financimi të pensionistëve për fundvitin, që do ishte i pamendueshëm disa vite më parë. Diskutimi, është shumë apo pak, është tjetër.  Fakti që kemi mundësi të vendosim një bonus edhe në pranverë, që do e marrin në të gjitha vitet, është përsëri shumë domethënës. Por përtej kësaj, jemi në një proces pune me partnerët dhe ekspertë ndërkombëtare, edhe për një reformë të re pensionesh. Mjek me 40 vjet punë, i dalë në pension para 2014, 40 vjet punë, i dalë në pension pas 2014, i pari një pension afër të ulëtit, i dyti, një pension afër 600 euro, pension. Kush e ka qeverisur Shqipërinë më parë, e shkatërroi me themel të gjithë sistemin demokratik të pensioneve.

Shkatërroi të ardhmen duke e trajtuar pensionin si lëmoshë, duke sabotuar të gjithë sistemin e sigurimeve shoqërore, me një pension tavan 24 mijë lekë. Sot, i kërkohet qeverisë, që pse ka disbalancë mes pensioneve, të të njëjtës kategori për të njëtjat vite pune, nëse qeveria do i trajtojë pensionet si një detyrim që financohet nga taksat, ajo që ka bërë sudja, xhaferri dhe Slaiu, nuk do jetë më e rënda që shqiptarët kanë parë. Ata që vuajnë atë shëmti politike në kurrizin e tyre dhe që shikojnë kolegë të tyre, duhet të mos ia falin kurrë shkaktarëve. Nga ana tjetër, reforma që po bëjmë, do duhet të zbusë këtë padrejtësi historike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!