Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për burgjet.
Shtetet e Bashkuara akorduan një fond shtesë prej 920,000 dollarë në mbështetje të programeve të ligjzbatimit në Shqipëri.
Ndihma shtesë do të kontribuojë për Planin e Veprimit për Burgjet 2019 të Ministrisë së Drejtësisë, të cilat do të kenë në shënjestër reformat brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të profesionalizuar edhe më tej sistemin korrektiv, përforcuar sigurinë publike, dhe zbatuar masa energjike kundër aktivitetit kriminal të organizuar.
“Miq të përhershëm në castin e duhur” e ka quajtur kryeministri Rama kontributin dhe mbështetjen e SHBA- ve.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
“MIQ TE PERHERSHEM NE ÇASTIN E DUHUR?????
Në procesin e thellimit të reformës së ndërmarrë nga qeveria,
e mbështetjen e shumicës parlametare, e të udhëhequr nga ministrja jonë e drejtësisë, me kurajo e vendosmëri, për regjimin special të izolimit të vazhdueshëm të individëve me profil të lartë kriminal, si edhe për transformimin e sistemit të burgjeve nga një sistem korrupsioni shumëvjeçar, në një sistem penitenciar pa favorizime të paligjshme dhe pa qoka të neveritshme për të dënuarit, nuk na ka munguar në asnjë hap, inkurajimi e ndihma e qeverisë mike të Shteteve të Bashkuara?
Deklarimi i sotëm publik, i pērfshirjes së drejtëpërdrejtë të partnerëve tanë strategjikë, me ekspertë të administrimit të regjimit special të izolimit, si edhe teknologji të lartë monitoruese, shënon një hap të madh përpara dhe përmban një mesazh të qartë, për këdo që dyshon në vendosmërinë tonë për ta çuar deri në fund, luftën e paprecedentë që i kemi hapur krimit?”, shkruan kryeministri Rama. /abcnews.al