Mbështetja e Asamblesë Parlamentare të KiE për anëtarësimin e Kosovës/ Hasani: Historike. Njohje e progresit dhe potencialit të saj

schedule20:16 - 16 Prill, 2024

schedule 20:16 - 16 Prill, 2024

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani e konsideron moment historik për Kosovën, mbështetjen që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dha për anëtarësimin e saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani u shpreh se ky vendim është një njohje e progresit dhe potencialit të Kosovës.

“Një tjetër moment historik për Kosovën. Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj. Është një hap vendimtar drejt rritjes së bashkëpunimit, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës. Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane. Hapi tjetër: Komiteti i Ministrave”, shkruan Hasani në X.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!