Kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me një rast të ndodhur një ditë më parë, në Lushnje për vjedhjen e votës.
Kryeministri e ka konsideruar një krim të rëndë, ndërsa paralajmëroi që një gjë e tillë të mos bëhet nga askush.
“Këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm. Më thanë edhe që kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja që jepte para për votën. Askush të mos ta bëjë këtë. Është krim dhe ndëshkohet rëndë”, tha ai.