Bashkimi Europian do të vendosë sanksione të reja, në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës, ndaj vendeve që mbështetën ushtarakisht luftën e Rusisë, si Bjellorusia apo Irani, sipas mediave të huaja.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp ditën e sotme pas nënshkrimit të Deklaratës së Tretë të Përbashkët BE-NATO për bashkëpunim.
“Bashkimi Europian do të vazhdojë të bëjë gjithçka që ka në dorë për të mbështetur popullin e guximshëm të Ukrainës.
Ne do të vazhdojmë presionin mbi Kremlinin për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke vendosur sanksionet më të ashpra”, tha von der Leyen.
“Ne do të vendosim sanksione të reja ndaj Bjellorusisë dhe Iranit,” tha von der Leyen.
Ajo konfirmoi gjithashtu se BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë nga ana ekonomike dhe humanitare Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme” .
/abcnews.al