“Mbështesim SPAK”, Kim: Çështjet e rëndësishme pasohen me fushata për të ngritur dyshim

schedule18:09 - 7 Gusht, 2020

schedule 18:09 - 7 Gusht, 2020

Deklarata e bërë më herët nga Ambasada Amerikane në lidhje me punën e SPAK, është shpërndarë nga Yuri Kim.

Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkuan se çështjet e rëndësishme “janë zakonisht të shoqëruara nga fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim dhe konfuzion..”

Sipas Kim, kjo ka të bëjë me dënimin e kriminelëve të njohur, asgjë më shumë, asgjë më pak”.

Reagimi:

“Çështjet  e rëndësishme janë zakonisht  të shoqëruara nga fushata të shtrenjta për të hedhur dyshim dhe konfuzion për të blerë influencë dhe për të mohuar të vërtetën, për t’i shpëtuar drejtësisë. Të jemi të qartë: kjo është për të ndëshkuar kriminelë të njohur, është më shumë, asgjë më pak. Ne mbështesim fort SPAK dhe Policinë.”

Deklarata e Ambasadës dhe e Kim, nuk i referohet ndonjë çështjeje konkrete, por këto ditë SPAK dhe Policia kanë kryer dy procese të zëshme sekuestrimesh: ato të pasurisë së Ylli Ndoqit, pronar i disa mediave dhe kompanive të tjera i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, si dhe sekuestrimin e ish-hotel Vollgës në Durrës, ku rezultonte pronar edhe Emiljano Shullazi, i akuzuar për një sërë veprash penale, në kundër të grupit të strukturuar kriminal. /abcnews.al/