“Mbështesim reformën në drejtësi”/ Komisionerja Kos: 1 miliard euro për reformat në Shqipëri

schedule10:58 - 13 Mars, 2025

schedule 10:58 - 13 Mars, 2025

Komisionerja e BE për zjgermin, Marta Kos deklaroi se unioni mbështet reformën në drejtësi.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Kos u shpreh se BE do të japë 1 miliard euro për reformat në Shqipëri.

“Jeni kampion për bashkëpunimin rajonal. Do shumë punë të bëhesh pjesë e këtij klubi. Edhe fakti që jeni në përputhje 100 përqind me politikën e jashtme dhe të sigurisë, është vërtet fantastike Unë shprsoj se sot do të kemi ratifikim në parlament të dy marrëveshjeve, që ne t’i japim Shqipërisë 1 miliard euro, që të kryhen të gjitha reformat dhe ju të jeni gati të jeni shtet anëtar, ky është synimi i planit të rritjes. Bëhet fjalë për bashkëpunim rajonal, bashkëpunim rinor. Keni qenë shumë i suksesshëm. Është super fantastike kjo që po bëni ju. Fokusi duhet të jetë te zbatimi i reformave, reformën në drejtësi e mbështet plotësisht, është gur themeli për anëtarësimin”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!