“Mbështesim protestën e pedagogëve”, Berisha: Qeveria ndan kafet për kullat në Tiranë

schedule14:10 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:10 - 6 Tetor, 2022

Sali Berisha ka mbështetur protestën e pedagogëve duke thënë se qeveria duhet me patjetër që të bëjë rrogën aq sa e kanë kolegët e tyre në Kosovë. Ai po ashtu mbështeti kërkesat e studentëve për financim 100 euro për të përballuar krizën.

“Plotësoni me urgjencë kërkesat e tyre. Duhet të subvencionohen. Asnjë lek më pak se ato në Kosovë, 100 euro. Cdo pedagogu në Shqipëri tu bëhet rroga të paktën sa është rroga në Kosovë. Pse në Kosovë të merren 1500 euro, dhe këtu 800 euro. Pse Kosova është më e pasur se ne? Nuk po them në Maqedoni. Kërkojë që laborantet dhe stafet të kenë trajtim identik me punonjësit në Kosovë. Kërkojë 10 fishimin e fondit për shkencën. Është 10 herë më i vogël.” tha Berisha.

Për sa i përket kullave në Tiranë, sipas Berishës, qeveria i ndan lekët me oligarkët.

“Për kullat në Tiranë, i ndan kafet me oligarkët. Shqiptarët marrin bukën më të shtrenjtë në Europë. Se rritët çmimin e energjisë për furrat.” tha Berisha.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!