“Mbështesim gratë kryefamiljare”/ Rama: Nga buxheti përfitojnë ndihmë 8 mijë nena me 3 fëmijë

schedule12:38 - 19 Nëntor, 2023

schedule 12:38 - 19 Nëntor, 2023

Kryeministri Edi Rama garanton të gjitha nënat kryefamiljare të cilat kanë 3 fëmijë ose më shumë, që janë nën 18 vjec, se do të kenë mbështetje financiare nga shteti.

Sipas shefit të qeverisë, buxheti i vitit të ardhshëm ka parashikuar ndihmesën e 8 mijë zonjave që drejtojnë familjet e tyre dhe janë në këto kushte.

I gjithë buxheti i vitit 2024 e shpenzon 1/3 e tij për ndihmë sociale, në mbështetje të shtresave që kanë nevojë.

400 milionë euro janë planifikuar për të rritur pagat e administratës dhe 250 milionë euro do të shkojnë për rritjen e pensioneve në masën e kompensimit të inflacionit.

Buxheti do të financojë edhe mbylljen e veprave infrastrukturore për të cilat janë hapur kantjeret.

Ndërkohë që për herë të parë parë, Shqipëria përmbush kriteret e NATO-s, dhe arritën kuotën duke i dedikuar 2% të buxhetit mbrojtjes./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!