Mbërrin në prokurori dosja për nënën e Kacifas

schedule14:01 - 31 Tetor, 2019

schedule 14:01 - 31 Tetor, 2019

Në Prokurorinë e Gjirokastrës ka mbërritur dosja për çështjen e nënës së Kostandinos Kacifasit, ekstremistit grek që u vra nga forcat Renea vitin e kaluar. Tashmë Prokuroria e Gjirokastrës ka afat deri në 15 ditë për të marrë në pyetje nënën e Kacifasit.

Në 1-vjetorin e vrasjes së të birit, nëna e Kacifas lëshoi thirrje anti-Shqiptare. Për këtë rast nisën hetimet edhe nga autoritetet shqiptare. Vasilia Kacifas është 67-vjeçare dhe banon në fshatin Bularat. Gjatë ceremonisë përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së të birit ajo nuk i kursye fjalët e rënda ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Duke folur në greqisht, në prani të shumë njerëzve, një numër i madh i ardhur nga Greqia pikërisht për këtë rast, ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!