Mbërrijnë në Rinas 100 mijë vaksina kineze, Rama: Me vonesë për shkak të tentativës çmendurake

schedule16:41 - 8 Prill, 2021

schedule 16:41 - 8 Prill, 2021

Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit vaksinat kineze kundër COVID që ishin parashikuar të vinin një ditë më parë. Kreu i qeverisë Edi Rama shkruan se tashmë janë më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv.

“Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama./mv.abcnews.al