Mbërrijnë në Poloni përforcimet e para ushtarake amerikane

schedule13:03 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 13:03 - 6 Dhjetor, 2022

800 pajisje ushtarake amerikane, duke përfshirë automjete dhe tanke, mbërritën në Poloni në fundjavë në portin e Gdynia. Shkarkimi në Gdynia do të zgjasë dy ditë.

Përforcimet e para amerikane që mbërritën në Poloni të shtunën do të qëndrojnë në vend dhe në Europë për nëntë muajt e ardhshëm.

Ndër pajisjet që janë dërguar janë tanket M1 Abrams. Pas shkarkimit, pajisjet e reja do të transportohen në magazinën e portit të Gdynia, gjatë dy javëve të ardhshme do të dërgohen me trena dhe kamionë në bazat ushtarake të vendosura në vende të ndryshme të Polonisë.

Në janar, një tjetër anije me 2000 pajisje të Divizionit të Parë të Këmbësorisë do të mbërrijë në Gdynia nga Shtetet e Bashkuara. Një pjesë do të dërgohet në lindje të vendit, ku ushtarët amerikanë do të stërviten me ushtrinë polake.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt, NATO dërgoi forca dhe mjete shtesë në krahun lindor të Aleancës, duke përfshirë rreth 40,000 trupa.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!