Dërgesat e para të ndihmës ushtarake prej 800 milionë dollarësh që presidenti amerikan Joe Biden miratoi për Ukrainën kanë mbërritur në vend, sipas një zyrtari të administratës, shkruan CNN
Biden njoftoi paketën e re javën e kaluar pas kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë pjesën tjetër të mjeteve ushtarake sa më shpejt që të jetë e mundur, tha zyrtari, duke pasur parasysh se paketa përfshin 800 sisteme anti-ajrore Stinger dhe 100 dronë.
Të dyja shihen si mjete kritike për mbrojtjen e Ukrainës. SHBA pothuajse ka dorëzuar pjesën më të madhe të mjeteve ushtarake prej 200 milionë dollarësh që Biden njoftoi më 12 mars, duke përfshirë të gjitha sistemet anti-ajrore Stinger dhe shumicën e raketave Javelin.
/abcnews.al