Mbërrijnë eshtrat e Qazim Mulletit/ U pritën nga të afërm në portin e Durrësit, të hënën rivarrimi

schedule12:06 - 25 Gusht, 2023

schedule 12:06 - 25 Gusht, 2023

Pas 67 vitesh eshtrat e Qazim Mulletit, ish-prefektit të Tiranës do të prehen në atdhe. Arkmorti mbërrti mëngjesin e të premtes nga Roma në Portin e Durrësit përmes një trageti të linjës.

Për ta pritur dolën të afërmit. Mbesa dhe nipi i ish prefektit të Tiranës thanë se këtë moment e kanë dëshiruar prej një jete.

Përfaqëues të Shoqatës Tirana thanë se me rikthimin i eshtrave në atdhe nis edhe puna për rehabilitimin e figurës së Qazim Mulletit, e anatemuar aq shumë gjatë komunizmit.

Rreth figurës dhe rolit që ka luajtur në Shqipërinë Zogiste, e më pas dhe atë fashiste ka patur herë pas herë shumë debate e veccanërisht pas rivënies në skenë të Komedise Prefekti në vitin 1948.

Ceremonia e varrimit do tw mbahet ne 28 Gusht, duke i dhënë prehje një herë e përgjithmonë, eshtrave të tij në qytetin e lindjes, në Tufinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!