Ka nisur me ovacione Kuvendi Kombëtar i PD-së, gjatë të cilit pritet të bëhen disa ndryshime të rendësishme në statut. Tashmë në sallën e Pallatit të Kongreseve ka mbërritur edhe Berisha me bashkëshorten e tij Liri si edhe të gjithë delegatët.
Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët. Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.
11:59 – Salla ngrihet në këmbë, Jozefina Topalli përlotet: Më latë pa fjalë
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e rikthyer tashmë në PD-së, është përlotur në foltoren e Kuvendit Kombëtar të PD-së të thirrur nga Sali Berisha.
11:27 – Del numri, sa delegatë janë mbledhur sot në Kuvendin e PD-së
1425 delegatë janë prezent në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komisionit për Kuvendin e PD të mbledhur sot, Belind Këlliçi.
11:46 – Arben Imami: Eliminuan Nanon e Berishën, por Rama me Bashën u plakën dhe mbetën Piter Panë
Ish-ministri Arben Imami është një prej figurave të rikthyera që i bashkohet Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit. Me organizimin e këtij Kuvendi Imami tha se demokracia dhe vendimmarrja në parti mund të funksionojnë.
11:21 – FOTO/ Krah Liri Berishës, Evi Kokalari rikthehet te Rithemelimi
Aktivistja Evi Kokalari, e cila e ka mbështetur hapur ish-kryeministrin Sali Berisha.
Emri i saj doli në skenë kur Berisha filloi “Foltoret” në qytetet e Shqipërisë me qëllimin e vetëm, sipas tij bashkimin e demokratëve.
Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.
Pasi Berisha mbylli turin e “Foltoreve’” Kokalari tha se do të bënte një “pushim” dhe u rikthye në Amerikë.
Por ndërroi mendje shumë shpejt dhe na janar të 2022 deklaroi se do t’i kthehej jetës në Amerikë kur opozita të kishte një kryerat të ri dhe statutin që do jetë baza e PD-së Konservatore.
Komisioni i Rithemelimit mblodhi sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, dhe të pranishëm janë 1425 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.
10:43 – Kuvendi Kombëtar i PD-së, Berisha: Ditë e një rëndësie të madhe
Në prag të nisjes së punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat duke u shprehur se kjo është një ditë historike për PD-në.
“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve , përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë.” tha Berisha.
Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.
Në këtë Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut si dhe shpallja e datës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.
10:35 – “Proces i ligjshëm”, Voltana Ademi mbërrin në Kuvendin e PD: Të përfshijmë edhe ata që s’na janë bashkuar
sh-kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka mbërritur në Kuvendin e Partisë Demokratike të thirrur nga Sali Berisha.
Në një prononcim për mediat zonja Ademi ka pasur edhe një mesazh, duke thënë se askush nuk duhet të lihet jashtë, madje as ata që nuk bashkuar në këtë Kuvend.
Voltana Ademi: Ditë me emocion, proces që po vijon. Fakti që po vijon përmes një gjithëpërfshirje është shumë e rëndësishme, përfshirja e shumë të tjerëve që nuk janë bashkuar, është angazhim i joni për ti bashkuar. Procesi i tillë, i bazuar në atë që i ligjshëm, është një mundësi që ne na jepet.
Komisioni i Rithemelimit mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar.
10:25 – Kuvendi i Berishës, Topalli: Sot është dita për të bërë kthesën, PD mund të kthehet te vetja e saj
Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli i është bashkuar Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit të PD.
Topalli deklaroi se sot është koha që PD të kthehet te vetja dhe te pushteti moral.
“Ne duhet t’i rikthehemi vlerave dhe mbi të gjitha me ju rikthy pushtetit moral. Opozita duhet të ishte pushteti moral. Ka marrë fund koha kur ajo ishte e rreme, sot PD mund të kthehet te vetja e saj. Mund ta bëjë. Nuk është hera e parë që gjendet në vështirësi. Unë besoj”, tha Topalli.
Para nisjes së Kuvendit ajo theksoi se duhet gjetur forca për të thënë të vërtetën dhe se nuk është nevoja për të pasur karrige për të bërë beteja të vërteta.
“Mund të them, edhe pa qenë deputete në krye të PD, njeriu duhet të gjejë forcë për të thënë të vërtetat e tij. Ne jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta. E rëndësishëm është që bashkimi të bëhet mbi vlera”, shtoi Topalli.
09:20- Radhë e gjatë delegatësh në Pallatin e Kongreseve
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu kurse slogani është: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.
1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
08:50 – Rikthehen “xhaketat e vjetra” në PD
Mes emrave të 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, të zbardhur nga Abc, janë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.
Në listë vërehet rikthimi i Arben Imamit, apo edhe një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja. Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.
/abcnews.al