Në orën 11:00 të paradites së sotme Shqipëria është futur në shtetrrethim, duke lejuar lëvizjen vetëm për një kategori të caktuar njerëzish, të cilët janë në punë.
Nënat me fëmijë i kanë dhënë fund shëtitjes në orarin e lejuar, duke bërë që qendrat urbane në të gjithë vendin të zbrazen sërish.
Lexo edhe: Në Tiranë dalin edhe baballarët, nënat nuk lënë dot në shtëpi fëmijët mbi 10 vjeç
Gazetarja Glidona Daci raporton se në disa zona të kryeqytetit është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë të cilët kanë këshilluar qytetarët që të futen brenda.
Vendi do të qëndrojë në izolim total deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm, ku do të nisë sërish lëvizja për personat me autorizim dhe një numër biznesesh që i shtohen listës së aktiviteteve të hapura, në kuadër të lehtësimit të masave./abcnews.al