“Mbaroi koha e blerjes dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve”, Yuri Kim: S’ka më telefonata e dhurata, as mbushje xhepash

schedule10:45 - 20 Tetor, 2022

schedule 10:45 - 20 Tetor, 2022

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta për këdo që është kundër Reformës në Drejtësi.

Kim theksoi se ata që tentojnë të kthejnë Shqipërinë pas, duhet të ndalojnë.

Nga ana tjetër ambasadorja motivoi gjyqtarët dhe prokurorët që të vijojnë të bëjnë detyrën.

“Gjykata ka kaluar ndryshime thelbësore që në fillimin e saj dhe ju jeni përkushtuar për një ndryshim. Reformat ë cilat ndodhen në 2016 ishin shumë të vështira, port ë domosdoshme dhe falë këtyre ndryshime GJK është e aftë të bëj punën e saj. SHBA është krenar që kemi mbështetur Gjykatën në këto momente të vështira, që nga Vettingu te triumfi i përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe mirëpres ditën kur gjykata të ketë çdo vakancë të saj me gjyqtarë të kualifikuar. Reforma në Drejtësi po jep rezultate reale, po bën përpara, ata që e kundërshtojnë këtë përparim, ata që do të donin të mos kishin rezultate janë duke dyfishuar përpjekjet e tyre, do donin ta tërhiqnin Shqipërinë pas në të shkuarën, në një kohë kur gjyqtarët bliheshin dhe kërcënoheshin. Unë ju them ndaloni, koha për të bërë telefonata për të dërguar emisar, dhurata e kërcënime, duke kërcënuar për të ekspozuar sekrete të errëta nga e shkuara, formojnë bazat për një tjetër sekret të erret, kjo kohë ka përfunduar”, tha Yuri Kim.

Vijon…/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!