Mbappe vetëm një nga të shumtët, PSG është “burgu i florinjtë” i lojtarëve

schedule09:36 - 25 Gusht, 2021

schedule 09:36 - 25 Gusht, 2021

Në vitin 2012 PSG u bë pronë e familjes mbretërore të Katarit dhe që nga ajo kohë shumë gjëra kanë ndodhur. Ata tashmë janë një nga klubet më të pasur në botë dhe ajo që vihet më shumë re është mënyra sesi ata i mbajnë yjet e tyre, duke refuzuar oferta anormale.

Mbappe është i fundit, por të tjerë yje kanë vuajtur shumë të largohen nga PSG dhe shumica prej tyre nuk ia kanë dalë të largohen dhe kanë mbetur në “Burgun e florinjtë” të PSG, siç e cilësojnë tashmë mediet europiane.

Një nga ata që deshi, por nuk arriti të largohet është Neymar. Braziliani në vitin 2019 këmbënguli shumë për rikthimin në Barcelonë, por në fund nuk ia doli, pasi PSG ishte e vendosur të refuzonte çdo ofertë të bërë nga Barcelona për sulmuesin.

Një tjetër “i burgosur” ishte Verratti. Në verën e vitit 2017 Barcelona ofroi 100 milionë euro për italianin dhe ishte gati ta bënte pasardhësin e Xavit. PSG ishte më e vendosur se asnjëherë të mos e linte të largohej, madje e detyroi të ndërronte agjent dhe të firmoste me Mino Raiolan.

Adrien Rabiot është një nga të larguarit me pahir nga Parisi, por që në fakt i kushtoi shumë. Mesfushori nuk pranoi rinovimin dhe u largua te Juventusi me parametra zero, por ndenji thuajse një sezon në stol, i mënjanuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Thiago Silva, gjithashtu e pati të pamundur të largohej nga Parisi, pas ofertave të shumta të Barcelonës, që ofroi edhe 50 milionë euro për të në vitin 2014. Edhe Marqiunhos, kapiteni aktual i PSG kishte të njëjtin precedent dhe qëndroi në Paris. E sigurt është se Mbappe do vuajë për t’u larguar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!