Mbappe tremb rivalët: Jemi skuadër e madhe, Franca fiton Euro 2020

schedule16:40 - 19 Maj, 2021

schedule 16:40 - 19 Maj, 2021

Franca është një nga kombëtaret më të forta në planet. “Gjelat” e Didier Deschamps fituan Botërorin Rusi 2018 dhe cilësohen si një nga favoritët kryesorë për triumfin në Euro 2020.

Turneu i rëndësishëm do të fillojë më 11 qershor. Kylian Mbappe, sulmuesi dhe ylli i kombëtares franceze, ka folur për Lci rreth objektivave të tij dhe të shokëve të skuadrës.

Jemi një skuadër e madhe. Franca është një kombëtare me një traditë të madhe futbollistike, kështu që fitorja është alternativa e vetme për ne.

Duhet ta nderojmë fanellën e kombit tonë dhe të bëjmë të lumtur popullin francez. Jemi gati për të dhënë maksimumin tonë, do të ishte fantastike të fitojmë Euro 2020.

Mendoj se kjo është ëndrra e çdo futbollisti, sigurisht edhe e imja. Ne jemi gati. E kemi përdorur përvojën e krijuar në Rusi 2018 për t’u përmirësuar edhe më shumë“, theksoi Mbappe.

Franca është pjesë e grupit F. Kundërshtarët janë Gjermania, Portugalia dhe Hungaria. Sfida e parë luhet më 15 qershor ndaj “Pancerave” të Joachim Low. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!