“Mbappe te Real Madrid në gusht”, gazetari spanjoll i sigurt për transferimin e bujshëm

schedule14:59 - 16 Qershor, 2021

schedule 14:59 - 16 Qershor, 2021

Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madrid dhe kjo do të ndodhë në muajin gusht. Josep Pedrerol i El Chiringuito këmbëngul për këtë operacion merkatoje.

Sulmuesi ka edhe një vit kontratë dhe deri më tani nuk ka rinovuar me PSG-në, ndërkohë dihet që Mbappe e dëshiron shumë një kalim te spanjollët.

Pak kohë më parë, presidenti i PSG, Al-Khelaifi, shprehet se ylli i tyre nuk do largohet nga skuadra.

“Dua të jem i qartë një herë e mirë: Kylian Mbappe nuk do të largohet nga PSG. Ne nuk do e shesim kurrë atë dhe ai nuk do të largohet kurrë si lojtar i lirë”, shprehej kreu i klubit francez. /abcnews.al