Ishte një gol që pritet të pasohet nga shumë të tjerë, të paktën duke parë volumin e lojës.
Kylian Mbappe ka gjetur i pari rrjetën në “El Clasico”-n e tij të parë me fanellën e Real Madrid, me “yllin” francez, i cili ka marrë pasim perfekt të Lucas Vazquez, për të dërguar topin në rrjetën e Inaki Pena.
Megjithatë, goli ka qëndruar i vlefshëm vetëm për disa sekonda, teksa pas një rishikimi të aksionit me sistemin VAR, pozicioni i sulmuesit rezultoi jashtë loje. Rezultati mbetet 0-0. /i.m /abcnews.al