Mbappe-Neymar-Messi, argjentinasi zbulon se cila është marrëdhënien mes tyre

schedule13:55 - 23 Shkurt, 2022

schedule 13:55 - 23 Shkurt, 2022

Lionel Messi është padiskutim një nga lojtarët më të mirë në botë, i cili kulmin e karrierës së tij e kishte kur përfaqësonte ngjyrat e Barcelonës. Kalimi te PSG gjatë verës së kaluar shkaktoi shumë bujë, por edhe  nuk rezultoi i duhuri, sepse sulmuesi argjentinas nuk po arrin të dalë në lojën e tij dhe të shkëlqejë ashtu siç jemi mësuar gjithëmon me të.

Të gjigandët francez, “pleshti” ka formuar një 3-she sulmi me Neymar dhe Mbappe. Në një intervistë për “Marca”, sulmuesi argjentinas ka treguar edhe marrëdhënien që ai ka me Kylian Mbappe i cili po udhëheq edhe fatin e PSG, duke qenë vendimtarë në Champions League, por edhe me sulmuesin brazilian me të cilin ka lujatur te Barcelona, Neymar.

 “Unë e njoh Angel di Marian dhe Neymarin më parë. Nuk e njihja Kylianin, por pak nga pak jemi njohur dhe jemi përpjekur të lidhemi më mirë në fushë, për t’u bërë më rehat me njëri-tjetrin. Kam qenë me fat që jam me më të mirët te Barcelona dhe jam edhe te PSG. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj ta bëj mirë.

Parc des Princes është një stadium shumë i veçantë për shkak të mënyrës se si njerëzit e përjetojnë atë, ata janë vazhdimisht duke kënduar. E kisha përjetuar tashmë më parë kur vija me Barcelonën, por ta kem atë çdo të dytën fundjavë është mirë. E ndjen atmosferën, nuk pushojnë së kënduari për asnjë minutë, shpërthejnë kur ka gol. Është një stadium që bën shumë zhurmë”, përfundoi ylli argjentinas.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!