VIDEO/ Mbappe i dhuron në limit fitoren PSG-së (VIDEO)

schedule23:23 - 15 Tetor, 2021

schedule 23:23 - 15 Tetor, 2021

PSG ka mposhtur me përmbysje 2-1 Angers.

Ndeshja nisi më mirë për miqtë që shënuan në minutën e 36-të me Angelo Fulgini.

Por Paris Saint-Germain përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, duke i realizuar dy gola.

Fillimisht Danilo barazoi rezultatin me një gol me kokë në minutën e 69-të, ndërsa Mbappe shënoi golin e fitores në minutën e 87-të nga pika e bardhë. /abcnews.al/