Kylian Mbappe do të veshë një ditë fanellën e Real Madrid. Të shumtë janë ata që besojnë në këtë “martesë” dhe i fundit që i bashkohet këtij kori është Jese, sulmuesi i majtë spanjoll.
27-vjeçari ka luajtur me yllin francez te PSG, teksa prej datës 1 shkurt është pjesë e Las Palmas në La Liga 2. Në një prononcim për Radio Marca, lojtari iberik ndalet te sulmuesi francez dhe kalimi i tij i mundshëm te “Los Blancos”.
“Kylian dëshiron me të vërtetë të luajë me Real Madrid. Idhulli i tij ka qenë gjithmonë Cristiano Ronaldo. Ai e dashuron Realin dhe jam i bindur që do të transferohet një ditë në Santiago Bernabeu“, deklaron sulmuesi spanjoll. /abcnews.al