Mbappe drejt Madridit, “gjigandët” e PSG kërkojnë “yllin” e Serie A

schedule09:36 - 5 Shkurt, 2024

schedule 09:36 - 5 Shkurt, 2024

“Sirena” franceze për Rafael Leao. PSG ka piketuar portugezin e Milanit si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Reali i Madrid në verë. “Telefoot” raporton se drejtuesit e kampionëve të Francës kanë zgjedhur “yllin” e “kuqezinjve” të teknikut, Stefano Pioli. Dhe në fundin e sezonit do të paraqesin një ofertë zyrtare.

Me operacionin do të merret vetë Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, me 59-vjeçarin portugez, i cili është personi që e transferoi Leao te Lille në vitin 2018. Në akordin e rinovimit të Leao me skuadrën e Milan është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.

Gjatë këtij edicioni, “luzitani”, nuk është se ka patur një impakt shumë të madh, me 24-vjeçari, i cili deri më tani ka arritur të numërojë vetëm 6 gola dhe 8 asistime në 27 përballjet e zhvilluara në të gjithë kompeticionet për “Djajtë” e Milanos. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!