“Mbappe do largohej nga Franca”: sqarohet deklarata, reagon ylli i PSG

schedule18:59 - 19 Qershor, 2022

schedule 18:59 - 19 Qershor, 2022

Një polemikë e re në Francë, që ka marrë edhe sqarimin e Kylian Mbappe. Gjithçka ndodhi pas deklaratës së presidentit të Federatës France të Futbollit.

Noël Le Graët, në një intervistë ishte shprehur: “Ai konstatoi se Federata nuk e kishte mbrojtur pas penalltisë së humbur dhe kritikave në rrjetet sociale. Mbappe nuk donte të luante për Francën”.

Vetë Mbappe ka sqaruar gjithccka përmes një postimi në Twitter: “I kam shpjeguar mbi të gjitha se ishte për racizmin dhe jo për penalltinë e humbur. Ai pretendonte se nuk kishte pasur racizëm”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!