Kylian Mbappe dhe Erling Haaland cilësohen nga të gjithë si pasuesit e denjë të dyshes Leo Messi-Cristiano Ronaldo. David Trezeguet, ish-sulmuesi i njohur i Juventusit dhe Francës, thur elozhe dhe bën krahasimin midis sulmuesit të PSG-së dhe të Borussia Dortmund.
“Mendoj se Mbappe është në rrugën e duhur, ai mund të jetë pasardhësi legjitim i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos. Realisht mendoj se ai është lojtari më i pozicionuar për të marrë vendin e tyre.
Haaland? Në aspektin fizik ndryshon nga Mbappe, por janë të ngjashëm në talentin e madh që kanë. Të dy janë fitues në aspektin mental. Haaland po shkëlqen në një skuadër më pak të talentuar se PSG.
Të dy këta lojtarë mishërojnë të tashmen dhe të ardhmen e futbollit. Kylian është dy vite më i madh, ka disi më shumë eksperiencë, ka fituar Kupën e Botës me Francën.
Me gjithë respektin që kam për skuadrën vikinge, Franca është superiore krahasuar me Norvegjinë“, deklaroi Trezeguet, i cili fitoi Botërorin (1998) dhe Europianin (2000) me kombëtaren franceze. /abcnews.al