Kylian Mbappe ende nuk e ka konfirmuar lëvizjen e tij të radhës, me të gjitha ofertat për zgjatjen e kontratës nga Paris Saint-Germain që janë refuzuar, megjithatë sulmuesi francez i është kundërpërgjigjur pretendimeve se është egoist duke sugjeruar se shënimi i 50 golave individualë nuk është i mirë nëse skuadra e tij nuk fiton Champions League. Real Madrid është ende duke numëruar orët derisa të mund t’i afrohet ligjërisht lojtarit me ofertën e një parakontrate më 1 janar.
“Viti i kaluar ishte i mirë për mua, shënova 40 gola, por nuk e fituam ligën franceze apo Ligën e Kampionëve”, pranoi Mbappe për stacionin televiziv të PSG-së.
“Në fund pyes veten, çfarë dobie ka të shënoj 50 gola nëse nuk fitojmë? Do të preferoja të shënoja më pak dhe të fitoja ligën dhe Champions League.
“Ishte një sezon i mirë, por nuk na pëlqen, qëllimi është të fitojmë tituj, ato janë gjërat më të rëndësishme. Kam nevojë të ndjej presionin, të kërkoj sfida, gjithmonë kam dashur të kem përgjegjësinë mbi supet e mia”. Dua të jem nën presion edhe nëse ndonjëherë përfundon me zhgënjim, është një proces mësimor, nuk fshihem kurrë dhe është pjesë e adrenalinës. Kjo ndodh sepse na pëlqen të luajmë ndeshje me presion të lartë, ndeshje që të gjithë i shikojnë, unë e shoh presionin si diçka pozitive”.
Ardhja e Lionel Messit gjithashtu e ka kënaqur francezin.
“Të bën mirë të kesh lojtarë të mëdhenj rreth teje, unë sot luaj në një ekip me lojtarë që më ndihmojnë: Neymar, Messi, Di Maria… është më e lehtë”, ka thënë ai. Ndonjëherë është instinkti i sulmuesit të gjuajë dhe të shënojë, por nëse dëshiron të jesh një lojtar i veçantë, atëherë duhet të bësh gjithçka.”/ h.ll/abcnews.al